Cilësia e karburanteve, Balluku: Brenda tetorit laborator kontrolli në Porto Romano

12/08/2019 - 13:15

Në një konference për shtyp, ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë të ditur se krahas aksionit për të goditur informalitetin fiskal po ndërmerret edhe një aksion për sa i përket  cilësisë së hidrokarbureve.

Balluku njoftoi se në Porto Romano pranë pikës së magazinimit të hidrokarbureve do të ngrihet një laborator brenda tetorit që do të bëjë të mundur kontrollin e cilësisë të naftës, gazit dhe lëndëve të tjera që hyjnë dhe dalin në këtë pikë grumbullimi.

Ky laborator pritet të kontrollojë online në kohë reale rreth 85% të sasive të hyrje-daljes të hidrokarbureve. Gjatë 6 mujorit të parë sipas Ministrisë së Energjitikës janë kontrolluar rreth 3459 subjekte. Kemi rritje me 20%, në 2477 inspektime si dhe janë  penalizuar 44 subjekte.

Ministrja Balluku ka thënë se informaliteti cilësor do të trajtohet gati njëjtë me evazionin fiskal pasi në disa raste cilësia sjell edhe evazionin fiskal. Ndër të tjera Balluku ka shtuar se do të ketë një shtim të inspektoriati plotë 130 inspektorë të rinj.

Kujtojmë se kjo konferencë vjen një ditë pas gjobës së majme që iu vendos Gega Oil në depozitat në Porto Romano, pasi u kap me 233 ton karburant pa akcizë dhe u gjobit me 350 mijë euro.

"Kontrollet janë bërë në kuadër të aksionit që i kemi hapur informalitetit. Infomraliteti cilësor është i njëjtë dhe i ngjashëm me fiskalin për të mos thënë që është prodhues. Duke mos përmbushur kërkesat, subjektet krijojnë si derivat infomalteitin fiskal. Kjo luftë do të intesifikohet. Duke qenë se sot po flasim për punën që inspektoriatit kemi edhe disa pika në 6 mujorin e fundit dhe kemi plan pune si do të bëjmë. Mungesa e rregullores së punë në sektorin energjitik. Kemi mungese monitorimi që kemi pasur në pjesën e hidrokarbureve. Para perfundimit të 2019 do të shtohen inspektorët. Brenda tetorit do të ngremë laboratorin e ri në Porto Romano për të hidrokarburet, duke ulur kostot si të inspektoriatit por edhe subjekteve." ka thënë ministrja.

I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe Admir Abrija, Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i cili ka dhënë edhe detajet për 6 mujorin e parë të këtij viti.

"Inspektoriati ka parë masa për shkeljet. Bëmë një analizë risku, në hidrokarburet është e madhe dhe e ndjeshme. Analizat në këtë sektor i kemi konstatuar në jo pak raste me shkelje cilësore, nafte gaz dhe solar. Kemi marrë masa administrative. Kemi dhënë mundësi apaelimi por janë lënë në fuqi masat. Masa të tjera janë marrë me sigurinë në punë në fushën e elektroenergjitike. OSHE KESH, kemi tërhequr vëmendjen për sigurinë në punë. Kemi ndërmarrë mbikëqyrje në sezonin turistik. Shpërthimet e gazit vijnë në 99% e pakujdesisë. Nuk kemi patur probleme. Drejtoria e Tatimeve dhe Doganat kemi bërë prova. Kemi ndërmarrë dhe vendosur gjoba ndaj subjekteve në kundërshtim me shkelësit. Tani po rrisim inspektimet. Do të rritet  në numrin total 230 punonjës. Gjatë 6 mujorit të parë janë kontrolluar 3459 subjekte. Kemi rritje me 20%. 2477 inspektime. Janë penalizuar 44 subjekte, ishte pjesa teknike. Në ngritjen e laboratorit të Porot Romane ne Rela time 85 % monitorim. Do të gjendet edhe lëndët e eksportit. Element tjetër është teknologjinë që operojnë në vendin tonë." ka thënë ai.

Më pas ministrja Balluku ka deklaruar se fokusi i ministrisë dhe inspektorëve do të jetë informaliteti cilësor.

"Fokus të veçantë që lufta kundër informalitetit cilësor si ai fiskal do të intesifikohet çdo ditë. Po ashtu si në monitorimin e subjekteve d të ushtojmë kontroll tek ata që tregtojnë nxjerrin apo përpunojnë hidrokarbure, Shqipëria është drejte BR dhe është e pa tolerueshme qe të mos përmbushim standardet Hyrje dalje. Ne kemi identifikuar dhe jemi të qartë për shkeljet informale, kjo luftë nuk do të bëjë dallime. Nuk ka diferencim mes subjekteve të vogël dhe të mëdha. I njëjti trajtim pavarësisht emrit të biznesit. Në SHqipëri hidrokarburet dhe kushtet e sigurisë duhet të jenë në parametrat Europian."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.

Qeveria shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen me Fondacionin Firdeus me përfaqësues Elvis Naçin, për rindërtimin e 168 banesave individu

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Durrës, ku një 10-vjeçar nga Kosova humbi jetën në pishinën e një kompleksi.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.