Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

13/08/2020 - 15:29

Shkrimtarja Flutura Açka përmes një postimi në Facebook rendit disa fakte me të cilat përballet në përditshmëri çdo shqiptar.

Açka shkruan se rregullat anticovid nuk zbatohen në vendin tonë si nga njerëzit ashtu edhe nga institucionet, ndërsa thotë se vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, prandaj duhet të ndryshojmë sa nuk është vonë.

STATUSI I PLOTË

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus.

Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:

1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat. Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë. Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij show të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!

2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!

3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?

4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Kavajës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te Zoti – te ai Zoti që i falem edhe unë, e që e di aq të përkorë – me aq shumë luks. Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush?U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.

5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe. Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.

Rri larg!

Laj duart!

Mbaj maskë!

Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-