Dervis Arapi, 33-vjeçari të cilit iu vra i ati nga vëllezërit Ekonomi në Durrës dy vjet më parë, ngjarje në të cilën u akuzua edhe Jurgen Kurti, është shpallur në kërkim pas vrasjes së këtij të fundit.

Burime policore sqaruan se Denis Arapi është kërkuar për t’u marrë në pyetje lidhur me krimin, por nuk është mundur të lokalizohet vendndodhja e tij. Ndërkohë, e ëma e Denisit, Vjollca Arapi, në një komunikim që pati sot me mediat, ka sqaruar se i biri ndodhet jashtë vendit dhe s’ka lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit.

E shqetësuar nga zhvillimet e fundit në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Vjollca Arapi i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të zbardhin ngjarjen pasi djali i saj nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ndodhet në Shqipëri (lexo këtu).

Drejtësi kërkonte edhe dy vite më parë Dervisi për vrasjen e të atit. Në një prononcim që pati dhënë në atë kohë për “DurrësLajm”, 33-vjeçari deklaronte se nuk do të hakmerrej për vrasjen barbare të babait të tij, por do të priste vendimin e gjykatës. Ai tregoi në atë kohë edhe rrjedhën e ngjarjes, se ishte nëna e tij, Vjollca, ajo që e lajmëroi se babai po rrihej nga vëllezërit Ekonomi.

“Mendova po më rrahin babën. Kur erdha, gjeta policin që po i bënte mesazh kardiak. Ishte i gjithi i shpërfytyruar dhe e humba toruan. Po i ngrija këmbët, sepse mendova se ndoshta po përmendej. Ne duam që ata që bënë këtë të vuajnë dënimin. Është mesazh që ata që bëjnë të tilla vepra barbare të marrin dënim nga drejtësia. Babai vdiq barbarisht i rrahur, e nuk vdiq nga zemra. Më vjen keq që iku në atë mënyrë, se babai im nuk ishte kriminel. Ata, nëse dalin nga burgu, nuk do t’u ndodhë gjë. Shteti duhet të tregojë që është shtet dhe t’i dënojë”, tha ndër të tjera djali i familjes Arapi.

Ndjekim deklaratën e Dervis Arapit: