COVID-19, 15 viktima dhe 1021 raste të reja. Në Durrës regjistrohen 37 infektime

23/02/2021 - 17:46

Ministria e Shëndetësisë njofton se jane vaksinuar 1242 persona dhe jane kryer 3998 testime ne 24 oret e fundit.

Ndërkohe jane regjistruar 1085 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 15 humbje jete.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1021

Të shëruar në 24 orë     1085

Të shtruar në spitale      648

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3998

Testime totale           447,746

Raste pozitive            102,306

Raste të shëruara       65,403

Raste Aktive               35,207

Humbje jete                1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22,051

Fier        2793

Durrës     1787

Vlorë       1778

Shkodër   1410

Elbasan    918

Lezhë   824

Berat       1028

Korçë  951

Gjirokastër 939

Dibër    353         

Kukës   375

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.