Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në kushtet kur vendi ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Letra iu drejtohet prokurorive në rrethe, atyre te Apelit si edhe stafit të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nisur nga situate e emergjencës së krijuar në vend nga epidemia e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 si dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga qeveria, është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë magjistratët dhe institucionet e drejtësië. Në këto kushte, Prokurori i Përgjithshëm do të mirëpriste përkrahjne e kësja iniciative nga çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore, duke e konsideruar atë si një detyrim moral ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë”,– thuhet në letrën e tij.