Covid-19/ Durrësi 71 raste në 3 ditë, institucionet vatra të sëmundjes. A po e mendon qeveria punën nga shtëpia?

21/10/2020 - 20:25

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Durrës shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Ditën e parë të kësaj jave u regjistrua shifra rekord prej 39 persona të prekur, ndërsa sot ishin plot 25 pozitivë. Vetëm të martën shifra ishte pak më e ulët, vetëm 7 të infektuar. Ndërkohë në të gjithë qarkun janë gjithsej 718 raste aktive me koronavirus. Në vetëm 3 ditë në qytetin bregdetar janë 71 persona të prekur, ndërsa mësohet se një pjesë e konsiderueshme e të infektuarve janë në institucione shtetërore.

Edhe më herët, në jo pak raste institucionet shtetërore kanë qenë vatra të përhapjes së koronavirusit, edhe për shkak të përqendrimit të një numri të lartë personash brenda të njëjtës zyrë, në një hapësirë të kufizuar.

Për të disatën herë me radhë Covid-19 trokiti në Kadastrën e Durrësit, ku një numër i madh specialistësh janë të detyruar të punojnë pranë njëri-tjetrit dhe në zyra ku është e vështirë të ruhet distancimi social. Që nga 15 tetori, në ambientet e jashtme është bërë i detyrueshëm përdorimi i maskës, ndërkohë që në ambientet e mbyllura jo pak herë punonjësit e kanë thuajse të pamundur të qëndrojnë për shumë orë me radhë me maskë.

Rritja e rasteve me Covid-19 në institucione duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë për të hartuar strategji që përfshijnë punën nga shtëpia. Jo të gjitha profesionet dhe pozicionet e punës e mundësojnë një gjë të tillë, por të paktën në rastet kur kjo është lehtësisht e zbatueshme le të aplikohet.

Në këtë mënyrë, mund të evitohet rritja e mëtejshme e kurbës së infektimeve dhe njëkohësisht administrata mund të jetë më eficente, pasi karantinimi i të gjithë zyrës në momentin kur një punonjës rezulton pozitiv paralizon totalisht punën për rreth 2 javë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme, në nderim të 51 viktimave që humbën jetën një vit më parë nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, u ndezën qirinj pranë pa

Mjeku Leonard Solis tha në emisionin “Opinion” se situata pandemike me klinikën aktuale që po paraqet, do të vazhdojë të paktën edhe për

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese 3 gjyqtarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandal

Bashkia Durrës njofton se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Ti

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkolla dh

Policia e Shtetit ka gjobitur 659 qytetarë për për mosvendosjen e maskave mbrojtëse anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Durrës kanë përkujtuar sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe me mjete të komunikimit elektronik.