Ndërron jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, Kozma Hakani, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan.

Hakani ishte i shtruar prej dy javësh në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.

Hakani ka qenë dhe drejtor i arsimit në qarkun e Elbasanit, ndërsa për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 557 infektime të reja dhe 12 viktima, ndërsa për Elbasanin u raportuan 27 raste të reja dhe një vdekje.