Një tjetër mjek i njohur ka ndërruar sot jetë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun Petro Shamo, ish-drejtuesit i Spitalit Infektiv, i cili ka humbur jetën në moshën 78-vjeçare.

Ka qenë mbesa e të ndjerit që  ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Me dhimbje të madhe sot humbëm njeriun më të dashur, dajën tonë të dashur Petro Shamo, i cili gjatë gjithë jetës së tij punonte si mjek në shërbim të popullit. I paharruar qoftë në zemrat tona, ndjesë të ketë”.

Mësohet se prej 5 ditësh mjeku ishte shtruar në spital, pas përkeqësimit të sëmundjes. Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid.