Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.

Nuk dihet nëse 64-vjeçari, kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë. Ditën e sotme kanë ndërruar jetë dhe dy punonjëse të bluzave të bardha si pasojë e Covid-19.

Sot vdiq 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, dhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Në të gjithë Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 487 persona dhe janë infektuar 19,729 të tjerë.