Oficeri i Policisë Kufitare në Drejtorinë e Durrësit, Bibë Dodë Qokaj nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Mësohet se 55-vjepari ndodhej për kurim në Turqi për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar.

“Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të pòlicisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj. Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.

Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin. Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.

Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë”, shkruhet në faqen Nikaj Mertur News.