Covid-19 ka hyrë edhe brenda rradhëve të stafit të Universitetit të Tiranës.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe pedagogia e gjuhës italiane, Kozeta Noti, e cila nuk ka mundur të fitojë luftën me virusin.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegët në Universitetin e Tiranës të së ndjerës, të cilët shprehin ngushëllimet e tyre për familjen dhe studentët e pedagoges. Kujtojme se pak dite me pare, nje tjeter pedagoge, Irena Bogdani, e Fakultetit te Ekonomise, humbi jeten nga koronavirusi.

Njoftimi i Universitetit të Tiranës:

Me trishtim të thellë njoftojmë se një tjetër anëtar i komunitetit të personelit akademik të UT-së, Dr. Kozeta Noti, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Për më shumë se 20 vite, ajo ishte pjesë e Universitetit të Tiranës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim maksimal në gjithë veprimtarinë e saj akademike. Profesoreshë Kozeta njihej nga të gjithë si personi me shpirtin e madh, energjinë dhe pozitivitetin që përcillte tek studentët dhe kolegët e saj në UT, njeri i dashur dhe e qeshur, optimiste, një kolege dhe bashkëpunëtore e shkëlqyer.  Prof. Kozeta u largua fizikisht nga kjo jetë, por kontributi që ajo la pas do të jetë gjithmonë pjesë e trashëgimisë së Universitetit të Tiranës.  Faleminderit për gjithçka i dhe universitetit tonë zysha. U prehsh në paqe!