Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID. Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka humbur betejën me koronavirusin. Ajo ishte prej disa javësh në betejë me virusin Sars covid 2. Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. Ajo shpesh nga kritika është vlerësuar si ‘Frida Kahlo’ shqiptare.

Lumturi Blloshmi është vlerësuar si një përfaqësuese e denjë e pikturës bashkëkohore shqiptare. Kreu studimet e larta në degën e Pikturës. Angazhimi i piktores në artin pamor nisi në vitet 1973 – ’74, periudhë delikate në artin shqiptar. Por, artistja arriti t’i shmanget presionit të kohës, duke u fokusuar tek tematikat që kishin në qender peizazhin dhe natyrat e qeta.

Në fillim të viteve ’90, Blloshmi iu bëhet pjesë e atyre artistëve shqiptarë, që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve. Ka ekspozuar në ekspozita kolektive dhe vetjake para viteve ’90 dhe pas, si brenda dhe jashtë vendit.

Disa nga instalacionet dhe performancat që kanë lënë gjurmë tek artdashësit janë: Obsession – The Pyramid;  The utopian Road; Ambiguity.