Covid-19/ KMSH merr vendimin për besimtarët myslimanë: Masat që duhet të zbatoni me rigorozitet!

13/07/2020 - 21:16

Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare duke parë gjendjen në vend nga pandemia.

KMSH iu ka kërkuar të gjithë myftinjve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozitet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Të nderuar besimtarë e besimtare!

Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë. Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo njeriu është detyrim parësor për të gjithë ne, që në fillimet e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend.

Ditët e fundit verëhet një shtim i ndjeshëm në rastet e prekura me koronavirus, rrijte e numrit të vdekjeve si pasojë e këtij virusi si dhe përhapje e kësaj sëmundjeje në të gjithë territorin e vendit.

Nisur nga kjo situatë, KMSH u ka kërkuar të gjithë myftijve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozotet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Protokolli i masave:

  • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.
  • Marrja e abdesit në shtëpi.
  • Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
  • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
  • Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
  • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
  • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
  • Nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
  • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…
  • Hytbeja e xhumasë të mos jetë më shumë se 10 minuta.
  • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në të gjitha masat e marra dhe në të gjithë hapat që do hidhen në vazhdimësi është konsultuar dhe konsultohet me organet kompetente të shëndetësisë, me synimin dhe qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së besimtarëve, sidomos të asaj pjese që janë më të rrezikuar nga kjo pandemi dhe që njëkohësisht janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive, baballarët dhe gjyshërit tanë.

Falënderojmë të gjithë besimtarët që mirëkuptuan, bashkëpunuan dhe u solidarizuan si asnjëherë më parë në përballimin e kësaj situate.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientëve të tij në qelinë e posaçme "41-bis".

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon edhe sot punën në terren me grupet e avarive të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive r

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon.

Banorët e dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para bashkisë për të protestuar për dy problemat

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Dy persona kanë qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Durrës, Policia i ka identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorët.

Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi.

Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites.

Mjekja Lida Shosha publikon në "Facebook" mushkëritë e një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike