Sot (27.10.2020), Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, inspektimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Në takim morën pjesë drejtuesit e ISHSH, NJVKSH, Drejtorisë së AKU, N/ Drejtori i Policisë, dhe Inspektoriati i Punës. Në këtë takim u raportua dhe u diskutua mbi funksionimin e kësaj Task-force, dhe Urdhëri i Inspektoriatit të Përgjithshem, në luftën kundër pandemisë Covid-19 , në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Në vijim të këtij takimi Prefekti Nasto kërkoi vëmendje dhe kujdes të shtuar për:

-Monitorim dhe inspektim në shkallë Qarku nga Task-Forca të objekteve publike dhe subjekteve private,

-Minimizimin e grumbullimeve në raste dasmash dhe ceremonish mortore,

-Marrje-dhënie informacioni mes institucioneve për qytetarë të infektuar me Covid-19,

-Zbatimi i Aktit Normativ ndaj qytetarëve që nuk karantinohen kur janë të infektuar me Covid-19,

-Personat e infektuar me Covid-19, fillimisht duhet të drejtohen të mjeku i familjes pastaj të ndjekin rrugën teknike dhe institucionale, duke zbatuar protokollin e shëndetësisë.

-Marrja e masave për të gjitha ata qytetarë që nuk mbajnë maska në mjedise të hapura dhe të mbyllura sipas aktit normativ të dalë nga Këshilli i Ministrave më datë 12.10.2020.

-Raportim i përditshëm për punën e bëre nga secili institucion .

-Për Taskë-Forcën dhe anetarët e saj të vazhdojë planizimi sipas rajoneve dhe puna me dy turne si paradite dhe mbasdite.

Në mbledhje u theksua se kujdes i shtuar duhet të tregohet në drejtim të kontrollit të shkollave si për nxënësit dhe mësuesit.