COVID-19/ Projekti zvicerian vlerëson Bashkinë e Durrësit për veprime efikase në ndihmë të qytetarëve

08/04/2020 - 14:10

Projekti zvicerian "Bashki të Forta", nëpërmjet raportit të përsëritur javor, ka identifikuar disa aksione që institucionet vendore dhe ato rajonale kanë ndërmarrë për t'i ardhur në ndihmë komunitetit në përgjigje të situatës së krijuar nga Covid-19 në vend. Sipas këtij raporti, Bashkia e Durrësit ka bashkëpunuar me institucionet qendrore për çdo nevojë të verifikuar në terren gjatë situatës së pandemisë. 

Bashkia Durrës është identifikuar e suksesshme në këtë raport me praktikat e saj efikase ndërmarrë në këtë kuadër. Në lidhje me ofrimin e ndihmës për shpërndarjen e bazës ushqimore për shtresat në nevojë apo moshat e treta Bashkia arrin te rastet me nevoja të veçanta përmes linjës kërkesë-ankesë, portalit shqipëriaqëduam si dhe linjave të gjelbërta. 

Në raport theksohet se Bashkia e Durrësit ka bërë thirrje nëpërmjet Facebook ndaj qytetarëve që të atashohen si vullnetarë në njësinë administrative ku jetojnë,si dhe përdorim të medias sociale për të promovuar emrat e dhuruesve. 

Efikas ka qenë edhe informimi i publikut mbi punën dhe masat e marra në nivel bashkie ku raportim i punës së zhvilluar nga të gjitha strukturat e bashkisë ofrohen në faqen e Facebook-ut dhe medias lokale.

Një pjesë e rëndësishme në raport ka të bëjë me ndihmën ndaj familjeve në nevojë ku Bashkia e Durrësit cilësohet se ka bërë një punë të mirë në mbështetje të familjeve në nevojë, rome/egjiptiane apo ato të goditura nga tërmeti, me ushqime dhe materiale të nevojshme të ofruara nga fondet e bashkive, donacione private. Janë krijuar procedurat e brendshme për menaxhimin e zinxhirit të shpërndarjes së ndihmës duke u siguruar për evidentimin e njerëzve në nevojë. 

Bashkia ka bërë transparente shpërndarjen e ndihmave në këshill dhe publik. Është kryer evidentimi i familjeve në nevojë dhe dërgimi i listave pranë Komitetit të Emergjencave. Zhvillohen seanca të asistimit të psikologut dhe punonjësit social të bashkisë online dhe telefon si dhe këshillim për terapi në distancë për fëmijë me probleme zhvillimore dhe raste në nevojë. Po kështu edukatorët e kopshteve ofrojnë orë zbavitëse për fëmijët përmes medias online në bashkëpunim me prindërit. 

Në raport Bashkia e Durrësit merret shembull edhe për veprimtari që vijojnë si normalisht përtej COVID-19 si pastrimi i disa vend depozitimeve ilegale të mbetjeve në Njësitë Administrative, përdorimi i situatës për të mbyllur punë publike infrastruturore apo mirëmbajtje në kushtet e lëvizjes dhe transportit të lehtësuar nga COVID-19 (sheshe, trotuaresh) etj. Bashkia e Durrësit me policinë bashkiake dhe të gjithë ndërmarrjet në varësi kanë qenë aty ku njerëzit kanë nevojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në fund të muajit maj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka prezantuar raportin e parë studimor të llojit të tij në Shqipëri, i kryer

Banorët e lagjes nr.11  në Durrës kanë kundërshtuar mundësinë e shpërthimit me tritol të pallatit 6-katësh në bulevardin "Dyrrah".

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe gr

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka shprehur hapur mendimin e tij kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë n

Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi që prej datës 1 qersh

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur shqyrtimin e rastit të dhunimit të të riut rom nga policia bashkiake.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë