COVID-19/ QNL në Durrës ofron ndihmë ligjore parësore falas përmes telefonit, ja për cilat çështje

02/04/2020 - 22:26

Për shkak të situatës që po kalon vendi nga pandemia COVID-19, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare njofton se ofron ndihmë ligjore parësore falas në Durrës nëpërmjet telefonit.

Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë juridike për çështje penale, civile, familjare, administrative të kontaktojnë:

  • Av.Sonila Shehu, ora 08.00-12.00 në Cel: 0685827370
  • Av. Alketa Kajmaku ora 12.00-16.00 në Cel: 0694785340.

Në një komunikim për "DurrësLajm", avokatja Sonila Shehu thotë se QNL ofron këshillim ligjor në lidhje me aktin normativ për "Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat". 

Mësohet se janë pezulluar afatet për ngritjen e kërkesë-padisë, ankimeve, rekurseve si dhe çdo veprimi tjetër procedural në çeshtje civile, penale, administrative.

"Përjashtim kanë disa çështje specifike:

-Çështje familjare me objekt kujdestarie, birësimi, të drejta të të miturve, ushtrimi i përgjegjësisë prindërore, detyrimet për ushqim, masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje.

-Çështje penale që lidhen me masat e sigurimit, me zgjatjen e afateve të paraburgimit, çështje me natyrë urgjente, kur i pandehuri/ përfaqësuesi i tij kërkon vazhdimin e gjykimit.

-Çështje administrative në lidhje me masat e sigurimit të padisë nqs gjykata vlerëson se shqyrtimi pas kohës së pezullimit mund të shkaktojë një dëm të pariparueshem për palët.

-Çështje civile, kur gjykata vlerëson se shqyrtimi i vonuar i çështjes mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm.

Gjithashtu ofrohet këshillim ligjor lidhur  me VKM nr.07. datë 23.03.2020 "Për qëndrimin e përkohshëm të të dënuarve në shtëpi", ndihmë juridike në lidhje me procedurën e përfitimit, kushtet për të përfituar qëndrimin e përkohshëm, personat që e përfitojnë.", thotë ajo.

Sipas Shehut, ndihmë juridike është dhënë edhe në një çështje mjaft të ndjeshme për shoqërinë, siç është përfitimi i ndihmës ekonomike, procedura për ta përfituar, personat që e përfitojnë etj.

“Kjo qendër ofron informacion-referim për shërbim psikologjik falas, për dhënien e ndihmave familjeve në nevojë në qytetin e Durrësit.”, thotë avokatja, ndërsa informon se:

Përfitues të shërbimeve të ofruara për muajin mars 2020 janë 31 subjekte, nga të cilët 14 gra dhe 17 burra, 17 nga zonat urbane dhe 14 nga zonat rurale.  

16 raste janë këshilluar për cështje familjare, 4 për cështje pensioni, 2 për cështje civile, 1 për cështje penale, 1 për cështje të dhunës në familje dhe UMM/UM, 2 në lidhje me rregullat e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen, 2 në lidhje me aplikimin për lëvizje të lirë ditore për shkak të COVID-19, dhe 3 për cështje të heqjes së zotësisë për të vepruar.

18 nga përfituesit e këshillimit ligjor falas kanë qenë të papunë, 5 invalidë që trajtohen me kemp, 2 qytetare që trajtohen me ndihmë ekonomike, 5 pensionistë dhe 1 viktimë dhune në familje.

Qendra e Shërbimit Ligjor Falas pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës mbështetet nga #PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe financohet nga Qeveria austriake përmes “Agjencisë Austriake për Zhvillim” Austrian Development Agency, falë bashkëpunimit me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

G.D.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është zbardhur draft-opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila ngjalli një përplasje të ash

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu, në drejtim perëndim të Porto Romanos.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga ofice

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën

Një konflikt mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhë

Gjatë mbledhjes së komisionit të Sigurisë Kombëtare, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu krahas arritjeve të mëdha të institucioni

Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar pikën 9 dhe 10 të rendit të ditës gjatë mbledhjes online të zhvilluar mesditën e sotme.

Që këtë fundjavë hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve të biznesit në çdo zonë, por nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zon