Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

COVID 19, VOA: Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

02/03/2021 - 20:09

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse.

Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme.

Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri në maj Shqipërisë do t’i jepen 120 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

Në një kohë kur masat shtrënguese nuk po japin efektet e prtishme dhe situata e përhapjes së Koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, procesi i vaksinimit mbetet mekanizmi më i sigurt për të luftuar pandeminë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se ëndrra dhe ambicia e tij është që “ne të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar maksimalisht sezonin turistik dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri shumë të ulët në raport me virusin, si rezultat i një fushate intensive që do këpusë shumë hallka të zinxhit të infektimit”.

Zoti Rama megjithatë pranoi se gjithshka do të varet nga sasitë e vaksinave që vendi do të mund të garantojë: “Faktikisht është një bast shumë i madh përsa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja më e lehtë që mund të bëhet sot, është gjëja më e vështirë”.

E duket se pikërisht vështirësia për të siguruar vaksinat që deri më tani janë miratuar nga autoritetet e specializuara amerikane dhe europiane, mund të çojë Shqipërinë që të hedhë sytë dhe nga prodhimet kineze apo ruse, ndonëse deri pak më parë kjo mundësi ishte përjashtuar.

Dje në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, çështja e vaksinave, siç pohoi dhe vetë Kryeministri, kishte qenë një temë e diskutuar gjatë. Në konferencën e shtypit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, zoti Rama la të kuptohej qartë se po sheh dhe për mundësi të tjera vaksinash. “Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi zoti Rama.

Ndërsa sot, i pyetur rreth kësaj deklarate, dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, kryeministri nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”, u përgjigj zoti Rama.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina. Mbi 32 mijë doza të Pfizer-it kanë mbërritur në vend, ndërsa pritet një furnizim periodik me disa dhjetra mijëra doza të tjera po të vaksinës Pfizer dhe në muajt në vazhdim.

Sot mekanizimi COVAX njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza të Astrazeneca-s. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e proc

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.