Ç’po ndodh me familjet në Durrës? Tetë raste dhune në 24 orë

04/07/2017 - 13:24

Tetë raste dhune janë denoncuar në polici në qarkun e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, 5 nga të cilat në qytetin e Durrësit, 1 në Krujë, e 2 të tjera në Shijak.

Në njërën prej rasteve që ka ndodhur në një familje në Durrës, babë e bijë kanë denoncuar njëri-tjetrin për ushtrim dhune, e të dy kanë kërkuar urdhër-mbrojtjeje.

Dhuna nuk po njeh më limite, edhe fëmijët e vegjël tashmë po akuzohen se po dhunojnë prindërit e tyre. Një 14-vjeçar akuzohet se ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht babanë e tij 56-vjeçar.

Një tjetër rast është regjistruar mes dy kunetërish në Krujë, ku 20-vjeçari ka rrahur kunatin më të madh në moshë, 32 vjeç.

Ndërsa në Shijak, dy gra të moshave 24 dhe 37 vjeçe janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre, që nuk janë mjaftuar vetëm në përdorimin e dhunës psikologjike duke i fyer e ofenduar, por edhe duke vënë dorë mbi to. Njëra prej tyre ka diferencë të madhe moshe me të shoqin, plot 30 vjet, ajo 37 dhe bashkëshorti dhunues 67 vjeç.

Të gjitha rastet e denoncuara në polici:

Durrës

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.P., vjeç 42, pasi dyshohet se bashkëshorti A.P. vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Q.Xh., vjeç 56, pasi dyshohet se djali E.Xh., vjeç 14 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.L., vjeç 52, pasi dyshohet se vajza E.J. vjeç 29, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.J., vjeç 29, pasi dyshohet se babai F.L. vjeç 52 banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.D., vjeç 53 pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit nga Italia, ka kanosur e dhunuar psikologjikisht bashkëshorten L.D., vjeç 37.

Krujë

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.A., vjeç 32, pasi dyshohet se kunati L.J., vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Shijak

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.A., vjeç 24, pasi dyshohet se bashkëshorti I.A., vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.D. vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti E.D. vjeç 67 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Albert Veliu, apo i njohur tashmë si Babalja, është njeriu që ka trazuar jetën politike të muajve të fundit, me dorëzimin e një audiopërg

Dita e nesërme do të ketë një ndryshim të lëvizjes së makinave në aksin Vorë- Kthesa e Rinasit- Fushë Krujë për shkak të punimeve që do t

Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.

Efektivët e policisë Rrugore në Durrës, në bashkëpunim me kolegët e policisë Bashkiake, kanë ndërmarrë aksion në rrugët e qytetit për bll

Familjarë të autorit të masakrës në Shëlli të Matit janë larguar nga banesa e tyre, përveç bashkëshortes së tij, e cila ruhet nga forca t

Telekomi serb ka ende shpresa se do të gjejë ende treg në Shqipëri.

Ish-kryetari dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër, janë kallëzuar në Prokurori nga KLSH, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Para disa ditësh, në Fletoren Zyrtare janë publikuar koeficentët e rinj të indeksimit të pagave për vitin 2018, e në bazë të tyre do të p

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d