Simpatizantë të PS-së dhe jo vetëm janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ata kanë shkuar aty, në mbështetje të ish-ministri Tahiri.

Për këtë të fundit Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet.

Mësohet se simpatizantët janë oficerë dhe policë të cilët kanë ndjekur me interes nismat që kishte ndërmarrë Tahiri në kohën kur ishte ish-ministër i Brendshëm.