Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Kështu e nis artikullin për protestën e sotme të opozitës gjigandi mediatik britanik “Daily Mail”.

Nga ana tjetër, media në fjalë i bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa seanca plenare u anulua.

“Qindra police dhe tela me gjemba mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar i së enjtes u anulua”, shkruan “Daily Mail”.

Deputetët e opozitës, pjesë e partise së qendrës së djathtë të Lulzim Bashës, firmosën djegien e mandateve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, vijon shkrimi.

“Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, citon “Daily Mail” kren e PD-së.

Qeveri socialiste, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament  nuk ka komentuar, ndërsa gazeta britanike përmend në artikull edhe deklaratat e Federica Mogherinit, Johannes Hahn, ambasadës amerikane në Tiranë, të cilat kërkuan protesta paqësore.

“Shqipëria shpreson të përfitojë këtë vit hapjen e negociatave me BE”, mbyll artikullin “Daily Mail”.