Një ditë më parë, kryebashkiaku Vangjush Dako njoftoi përmes profilit të tij në Facebook investimin që po realizohet në lagjen nr.1 të Durrësit për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve dhe eleminimin e derdhjes në det të ujërave të zeza.

Postimi i Dakos ka marrë shumë pëlqime dhe shumë qytetarë e përgëzojnë për projektin, por ajo që të tërheq vëmendjen është komenti i bërë nga një shtetas Italian, i cili i kujton kryebashkiakut diçka të rëndësishme.

“Lavoro inutile Se non ci sono i depuratori puoi deviare ma sempre in mare arriva ormai il mare di durazzo è una fogna aperta più del 100x 100 (Punë e kotë. Nëse nuk ka depuratorë, mund të devijosh sa të duash, prapë në det do të përfundojë. Tashmë deti i Durrësit është 100 përqind një gropë septike)”, shkruan në komentin e tij shtetasi italian Lino Fierro.

Postimi i Dakos: 

Vazhdon puna e vështirë, por pa ndërprerje për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në lagjen nr. 1 të qytetit. Në sajë të këtij investimi madhor do të shmanget plotësisht derdhja e ujrave të zeza në det.