Dako: Gjithçka gati për një sezon të suksesshëm turistik (VIDEO)

21/05/2019 - 20:05

Pavarësisht se Vangjush Dako e dorëzon mandatin e tij të tretë në 30 qershor të muajit të ardhshëm, as ai dhe as administrata nuk i kanë lënë pas dore punët përsa i përket sezonit turistik.

Si asnjëherë më parë, kreu aktual i bashkisë ka dhënë vetë llogari përmasat e marra për sezonin turistik në vijën bregdetare që mbulon bashkia e Durrësit nga Gjiri i Lalëzit deri në Golem.

Para ministrit të mjedisit, Blendi Klosi, dhe të gjithë titullarëve të pushtetit lokalm Dako është ndalur tek masat që janë marrë për të pritur pushuesit këtë sezon turistik.

Dako tha se ka angazhuar të gjithë ndërrmarrjet për të ndërhyrë, ndërsa në bashkëpunim me operatorët turistik dhe me eksperiencën e akumuluar në vite pritet të rritet suksesi. “Në zonën e Shkëmbit të Kavajës për herë të parë,- tha Dako,- është investuar në rrjetin nëntokësor e mbitokësor të kuartalleve dhe rrugëve. Është mbyllur investimi për rrjetin elektrik dhe në përfundim është shëtitorja bregdetare që i shërben të gjithë zonës. Janë 1500 dhoma hoteliere që i shërbejnë industrisë së turizmit”.

Po kështu, kreu aktual i bashkisë tha se në fund të muajit qershor do të ketë përfunduar edhe problematika me ujërat e zeza në qytet, me ndërtimin e kolektorit kryesor që nis nga lagjja nr.1 dhe përfundon në ish-Kënetë. Edhe në Gjirin e Lalëzit, Dako tha se është kryer një investim shumë i rëndësishëm në rrjetin e kanalizimeve. Një tjetër vëmendje e shtuar u kushtohet hapjes së qendrave shëndetësore në plazhin e Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej janarit të këtij viti.

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News 24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm,

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prej qershorit të vitit 2018, në vendin tonë, ka hyrë në fuqi ligji "Për ndihmën juridike".

Arbër Çekaj, i akuzuar për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Ambasada Amerikanë në Tiranë iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me kërkesat për viza emigruese.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.