Dako nderon me titull ish-guvernatorin e parë të Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti (FOTO)

04/03/2017 - 12:36

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ilir Hotit, ish-guvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë dhe personalitetit të njohur në Shqipëri të financave dhe fushës akademike, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ka dorëzuar profesor Ilir Hotit titullin “Nderi i Qytetit” (pas vdekjes) për kontributin që profesori ka dhënë jo vetëm për qytetin e Durrësit, por për të gjithë vendin në fushën e financave. Kryebashkiaku Dako ja ka dorëzuar titullin familjarëve të profesor Hotit, në shtëpinë e këtij të fundit, ku ishin të pranishëm edhe kreu i shoqatës “Durrësi” Shpëtim Metani, si dhe pedagogë dhe drejtues të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se Ilir Hoti është një nga personalitetet e qytetit që ka lënë gjurmë jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë përsa i përket zhvillimit të sistemit financiar, por edhe edukimit të studentëve. Titulli “Nderi i Qytetit” ju akordua Ilir Hotit nga shoqata “Durrësi” dhe bashkia e qytetit me motivacionin për kontributin e rëndësishëm në akreditimin, rritjen dhe konsolidimin e standarteve shkencore dhe profesionale në breza të tërë studentësh, angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin dhe përsosjen e sistemit financiar dhe atij bankar.

Familjarët e Ilir Hotit kanë falenderuar kryebashkiakun Dako për këtë titull që është një tregues vlerësimi për të gjithë punën dhe përkushtimin e profesor Ilir Hotit gjatë karrierës së tij të gjatë në fushën akademike dhe atë të financave. Ilir Hoti u lind në Durrës më 10 Maj 1957 dhe studimet e larta i përfundoi në fushën e kontabilitetit pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Më pas u kthye dhe filloi punë në Durrës fillimisht pranë Bankës Bujqësore dhe më pas në Bankën Tregtare.

Në fillim të viteve ’90, Ilir Hoti duke ndjekur disa kurse kualifikimi pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bë specialisti kryesor i ndërtimit të sistemit bankar shqiptar në ekonominë e tregut të lirë. Teksa drejtonte Bankën e Shtetit në atë periudhë tranzicioni, ai drejtoi edhe themelimin e bankave të para në vend, ndërkohë që ishte në qendër të vendosjes së marrëdhënieve me bankat e huaja tregtare. Në periudhën Maj 1992 – Shtator, Ilir Hoti ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, njëkohësisht dhe i pari në historinë e saj.

Për disa vite, Ilir Hoti punoi edhe në Turqi kryesisht në rolin e konsulentit pranë istitucioneve financiare. Prej vitit 2000, ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar edhe në Kosovë duke ofruar konsulencën e tij pranë istitucioneve të reja për ndërtimin e një sistemi financiar modern në ndihmë të ekonomisë të shtetit të ri.

Në Shqipëri angazhohet pranë autoritetit të mbikqyrjes financiare (AMF) për ndërtimin e infrastruktures së nevojshme për liçensimin e agjentëve të tregtimit të aksioneve dhe letrave me vlerë. Si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Ilir Hoti tashmë dhe me titullin Profesor i asociuar vazhdoi të jetë i atashuar pranë istitucioneve të ndryshme të arsimit të lartë duke dhënë mësim në disa disiplina si menaxher bankar, menaxher risku, menaxhim i shoqërive te sigurimit etj.

Në këto fusha, Ilir Hoti është autor i një numri librash shqip dhe anglisht. Për 4 vjet, 2012-2016, Ilir Hoti drejtoi Fakultetin e Biznesit të Universitetit të Durrësit duke vënë eksperiencën dhe njohuritë e tij në shërbim të studentëve. Ilir Hoti u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, një vit më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. 

Janë të shumtë bashkë qytetarët, studentët, pedagogët që i janë mirënjohës Profesor Ilirit për humanizmin, ndihmën e kurajon e dhënë dhe përkrahjen e pakursyer morale e profesionale. Ishte fat e nder për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që pati në gjirin e tij Profesor Ilir Hotin, i cili me mish e me shpirt e përkushtim maksimal punoi për akreditimin, rritjen e nivelit shkencor e profesional të studentëve dhe të trupës akademike si dhe të gjithë këtij institucioni publik në Shqipëri.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Televizioni Sky News i ka kushtuar një artikull çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë.

Shëtitorja simbol e Durrësit “Taulantia” pritet të kthehet në një park të gjelbëruar.

Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë

Këta janë personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës.

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive të dëborës.

Edhe kioskat po bien pre e hajdutëve në Durrës.

Vogëlushët e zonës së Liqenit të Thatë, të Kopshtit Botanik dhe Selitës nuk do duhet të udhëtojnë deri te këndi i madh i lojërave te park

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka folur në lidhje me integrimin e mbetjeve urbane në Porto-Romano, një shqetësim 20-vjear