Dalin emrat e trafikantëve shqiptarë që u kapën me heroinë në Napoli

Postuar: 14/11/2017 - 14:31

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 21 të arrestuarve dhe 5 personave në kërkim në lidhje me operacionin “Smoke Snake” që u zhvillua dje në Napoli nga policia italiane.

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, ndërkohë që tre të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Shqiptarët e arrestuar janë Luan Çika alias Luan Hyseni 36 vjeç, Everton Ndreraj 26 vjeç dhe Eduard Shehaj 39 vjeç.

Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë në kërkim janë Arian Demiri 30 vjeç, Altin Xoxa 47 vjeç dhe Xhimi Isiu 33 vjeç.

Në këtë operacion të policisë italiane mori pjesë edhe policia shqiptare, e cila shkëmbeu informacion me homologët italianë.

OPERACIONI POLICOR

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "SMOKE SNAKE"

Gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar "SMOKE SNAKE" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së

   Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër-arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit,

   Një deputete e Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të dëshmuar në lidhje me dosjen “Habilaj”.

   Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në ka një institucion që duhet akuzuar sot është Prokur

   Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje fare

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar disa urdhër arreste për tre punonjës të lartë të Policisë së Shtetit.

   Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar të mërkurën urdhër-arresti për 3 ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

   Një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

   Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15