Dalin për herë të parë pamje nga brenda spitalit Infektiv në Tiranë ose ndryshe i inauguruar me emrin e ri COVID 1. Që nga pritja e deri tek trajtimi i të prekurve nga koronavirusi, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në spital, ku shërbejnë dhjetëra mjekë e infermierë.

Me veshje mbrojtëse plotësisht, maska e doreza shfaqet i gjithë personeli që nga mjekët e deri tek sanitaret. Shumica e pacientëve shihen me maska oksigjeni, ndërsa moshat janë të ndryshme.

Të sëmurët janë të vendosur në dhoma dyshe kryesisht dhe pamjet janë larg nga ato që vijnë nga Italia apo vende të tjera ku numri i të prekurve është shumë më i lartë. Pamjet më të rënda vijnë nga terapia intensive ku ka edhe pacientë të intubuar.