Dalin pamjet e kontrolleve/ 170 persona për verifikim në polici, 140 makina luksi në "sitë" (VIDEO)

09/02/2020 - 15:36

Prej 4 ditësh në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal.

Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.

Policia thotë në një njoftim se kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri.

Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.

Kontrollet vijojnë në të gjitha qytetet e vendit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Administratori  i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitoj

Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën koronavirus ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, shprehet permes nje postimi në rrjete sociale se sot janë ndarë ndihmat ekonomike për familjet në

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër lehtësimit të masave kundër koronavirusit, teksa shprehet se një vendim i tillë është i par

Të rinjtë e FRPD Durrës kanë dhuruar gjak ditën e sotme për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemik.

Një grupim biznesmenësh durrsakë ka nisur sot shpërndarjen e pakove të para me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Vendi fqinjë, Itali, regjistroi sot 610 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri total ka arritur në 18.279.

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me CO

Foto-reportazhi i Rojterit (Reuters), që po bën xhiron në mediat botërore, por në ato shqiptare (përjashtuar dy portalet e Durrësit) mbah

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të lu