Dalin rezultatet, 61 nxënësit u helmuan nga salmonela në ushqim

09/10/2019 - 14:14

Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë të Shkodrës. Është vërtetuar përmes analizave, se shkak është bërë prezenca e lartë e salmonelës në ushqimin që kishin konsumuar nxënësit në një kioskë përballë shkollës së bashkuar. 

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë ku pas pushimit të gjatë dhe ushqimit që konsumuan, nxënësit, të moshës 10-12 vjeç që janë edhe grupmosha më e prekur nga salmonela, shfaqën të vjella, temperaturë dhe marrje mendsh.

Ndërkohë fillimisht pati edhe dyshime se helmimi mund të kishte ardhur nga uji i pijshëm, por kjo u hodh poshtë nga banorë të zonës të cilët thanë se ndër vite nuk ka pasur asnjë problem të tillë dhe se ujit i janë bërë analizat në vazhdimësi ku ka rezultuar i pastër. Hetimet për ngjarjen nisën nga Prokuroria e Shkodrës, ndërsa policia mori në pyetje edhe pronarët e Fast-Foodit ku morën ushqim nxënësit.

Salmonela, çfarë është dhe nga se shkaktohet

Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një vit në Shqipëri prodhohen 26 mijë tonëqese plastike.

Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj ka kaluar testin e Vetingut dhe është konfirmuar në detyrë.

Orët e para të ditës do të paraqiten kryesisht të kthjellëta në të gjithë vendin, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.