Dalin shifrat: Gati 3200 shtëpi të përmbytura, 1600 të evakuuar

Postuar: 02/12/2017 - 20:30

Dalin shifrat e para të përmbytjeve që nisën mbrëmjen e së enjtes dhe vijojnë ende. Sipas atyre që u raportuan në Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile  me pjesëmarrjen e ministrave dhe kryeministrit Edi Rama, raportohet se ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar. Sipas të njëjtave burime, prurjet në Vjosë janë 2200 metër kub për sekondë. Në hartën e përmbytjeve dhe problematikës është shtuar Korça dhe Përmeti.

“Shkolla të dëmtuara 49. Masat e marra në përgjithëse janë shtuar kapacitetet dhe operacionet. Në kërkim shpëtim dhe evakuim. Janë 34 forca nga Kosova në Fier. Sot kanë filluar edhe operacionet e rikuperimit, në rrethin e Krujës dhe Tiranës. Ka filluar dhënia e ndihmave. Ka filluar pastrimi dhe rikthimi në normalitet edhe në jug. Janë shtuar zërat ndërkombëtarë për të dhënë ndihmë. 6406 forca të përfshira, 1081 mjete. Jemi në fazën e dytë të procesit, të reagimit. Do të fillojë së shpejti likuidimi i pasojave për të kaluar tek faza e fundit, për zgjidhjen. Sot jemi në përfundim të fazës së dytë, që është reagimi emergjent”, bëri të ditur këshilltari i kryeministrit Rama.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci tha se janë dëmtuar në të gjithë vendin 13 ura dhe theksoi se prurjet e Vjosës janë më masive se në vitin 2015.

“E veçanta e kësaj situate është se kemi pasur një parashikim të saktë meteorologjik. Janë dëmtuar 13 ura në të gjithë territorin e RSH. Përmbytjet janë shtrirë kryesisht në Krujë, Durrës, Shijak, Sukth, Frakull, Levan që janë problematike për shkak të kapërcimit të argjinaturës, jo shkatërrim të argjinaturës si rezultat i prurjeve më masive se në 2015”, tha Prençi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

150 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Adem Sabli" në Borakaj të Shijakut, nuk kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

Për pjesën e parë të ditës së sotme parashikohet mot i kthjellët, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira ka

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook, tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar sot se ditën e nesërme (datë 19.9.2018) qyteti do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.