DASH: Shqipëria, vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit

17/03/2017 - 08:21

Shqipëria mbetet një ndër vendburimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Europian.

Ky është raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2016 mbi luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Në raport thuhet se vitin e kaluar pati shtim të plantacioneve me kanabis në vend, pavarësisht se autoritetet shqiptare raportuan rritjen e numrit të të arrestuarve dhe rasteve të shkatërrimit të plantacioneve me drogë.

Kultivimi dhe përdorimi i kanabisit është i vetmi problem shqetësues, ndërsa nuk ka të dhëna për nivelin e përdorimit të drogërave të tjera përfshirë ato sintetike, thekson raporti.

Po ashtu aty përmenden edhe shifrat e publikuara nga policia shqiptare të luftës kundër drogës, ku veçohet sekuestrimi i 30 tonëve kanabis vitin e kaluar dhe asgjësimi i rreth 2.5 milionë rrënjëve bimë narkotike.

Duke iu referuar Policisë së Shtetit, raporti thekson se janë sekuestruar 57 kilogramë heroinë dhe 7.16 kg kokainë.

Ndërsa thuhet se numri i të arrestuarve për trafik droge në kufi është 1,349 persona ndërsa nën hetim janë vënë 273 persona.

Vendet kryesore me të cilat trafikanët shqiptarë kanë marrëdhënie janë Italia, Greqia, Turqia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, thekson raporti i DASH.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parak

Kjo javë do të fillojë me mot të kthjellët, por mesi i javës do të sjellë ulje temperaturash e reshje në shiu në vend.

Gjeneral Piacentini ishte komandanti i trupave italiane në Shqipëri në momentin e ndryshimit të kryeqytetit.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim një shkencëtare të re shqiptare, Arta Çikën, e cila ka fituar një çmim të rëndësishëm vit

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që

Policia e Shtetit u ka shpërndarë mediave fotot e tre personave të kërkuar që janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Një sasi tritoli dyshohet se i është vendosur makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Finalizohet operacioni policor "Trajektorja" nga 3 Drejtori policie për të kapur 27-vjeçarin Astrit Thaçin, autor i një sërë vjedhjesh e

Policia ka forcuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet.