Debati për Kushtetuesen/ Koçijançiç: Deklaratat për përfaqësuesit tanë, të papranueshme!

22/11/2019 - 18:51

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se disa ndërkombëtarë janë palaço.

Koçijançiç thekson se këto deklarata janë të papranueshme, ndërsa shton se BE mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.

Sipas zyrtares së lartë, “deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së”.

Deklarata e plotë:

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vjedhje është regjistruar në mes të Durrësit ditën e mërkurë, kur një djalë në moshë të re, i ka rrëmbyer nga qafa varësen e floririt

Forcat RENEA kanë arrestuar sot shtetasin Enrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllai

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit.

Ekspertët izraelitë janë duke kryer inspektime në Durrës, ku po bëhet një prezantim i metodologjisë së rindërtimit izraelit nga ekipi i u

Ambasada amerikane me anë të një postimi në facebook, shpjegon se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Org

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12:00, kur pritet të vendosë për transferimin në rrethe të një pjesë të prokuro

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë