Në të gjithë qarkun e Dibrës vijon përkeqësimi i motit, pasi reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ndërsa raportohet për disa zona të izoluara.
Vijojnë që të jenë izoluara zonat: Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.
Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë. Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin për shkak të dëborës.