Dëborë dhe rënie inertesh në disa akse rrugore, policia thirrje për kujdes (FOTO)

20/01/2018 - 18:26

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në disa rrethe, të cilat kanë shkaktuar edhe rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore kanë bërë që Drejtoria e Policisë Rrugore të bëjë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.

Megjithëse Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë shtrirë në të gjithë akset problematike, ku orientojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë, shiu, dëbora dhe errësira vështirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Policia bën thirrje të moderohet shpejtësia, të mos kryhen parakalime të gabuara, të vendoset rripi i sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat.

Sipas policisë, në akse si Rruga e Kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Në rast nevoje qytetarët janë të këshilluar të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmohen nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal

Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare.

Viktimat e atentatit në Durrës para se të vriteshin darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës.

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Mal të Zi ditën e sotme, duke shkaktuar panik te banorët.

Emrin e “Azem Hajdarit” në Durrës e mban një shesh qendror por edhe një rrugë në qytetin bregdetar.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se bashkia nuk do të tërhiqet nga projekti për Unazën e Re pavarësisht protestës së ban

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore për Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Banorët e ‘Unazës së re” që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës për të dytën ditë me radhë kanë bllokuar rrugën përpara bashkisë, k

Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellë

Dy ditë pas arrestimit nga Policia e Tiranës me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin për trafik droge, Universiteti i Tiran