Defekt teknik pësoi sot një avion i kompanisë Wizz Air. Për pasojë fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë, ndërkohë që udhëtimi do të bëhet me një avion tjetër.

Vetë kompania ka njoftuar këtë problematikë teksa ka shtuar se në bordin e atij avioni ishin 129 pasagjerë të cilët aktualisht janë në zonën e tranzitit.

Më herët, “DurrësLajm” raportoi ankesat e pasagjerëve që kontaktuan me redaksinë, pasi ndodheshin të bllokuar prej disa orësh në bord dhe askush nuk i sqaronte apo t’i transferonte drejt sallës së pritjes.

Fluturimi është shtyrë për në orën 20:50.

Njoftimi i plotë

Në vëmendje të pasagjerëve që të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arsye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia.

Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim.