Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“Defender Europe 21”: Sfidë profesionale dhe sfidë besimi për Forcat e Armatosura shqiptare

26/02/2021 - 13:34

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të 2021.

Për këtë qëllim Forcat e Armatosura shqiptare, në të gjitha strukturat pjesëmarrëse, po vazhdojnë  përgatitjet dhe trajnimet për  të siguruar  realizimin me sukses të stërvitjes. “Defender Europe 21”, është edhe një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

“Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi. Shqipëria si vend aleat në NATO, ndihet e nderuar dhe shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar detyra e vendit mikpritës për një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Veriore e Qendrore”, do të shprehej ministri Peleshi gjatë vizitës në MM të zëvendëskomandantit të Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

Intervista më poshtë me kolonel Razie Mehmeti, Drejtor i J-9, Drejtore e drejtorise se Bashkepunimit CIVILO-USHTARAK ne FA,  na tregon rreth përgatitjeve dhe trajnimit që po zhvillohet aktualisht në bashkëpunim me ekipin amerikan, me qëllim mbarëvajtjen e stërvitjes.

 Kolonel Razie Mehmeti, këtë javë keni filluar trajnimin me ekipin amerikan të marëdhënieve civile lidhur me pjesëmarrjen tuaj në stërvitjen “Defender Europe 21”, por dhe nga ana tjetër Qendra e Koordinimit Shumëkombësh e BCU-së, në stërvitje do të bashkëdrejtohet nga stafi i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak Shqiptar. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Gjatë muajit maj deri javën e parë të qershorit 2021 Shqipëria do të shndërrohet në një pikë strategjike globale, pasi këtu do të ketë pjesëmarrje me rreth 6 mijë trupa të ushtrisë amerikane për të marrë pjesë në stërvitjen e koduar “Defender Europe 21”. Kjo stërvitje drejtohet nga komanda e ushtrisë amerikane në Europe. NATO dhe partneri ynë strategjik SHBA janë shumë të rëndësishme për Shqipërine dhe Ballkannin. Në këtë stërvitje do të ketë një pjesëmarrje nga 26 vende aleate, por ajo që vlen për tu theksuar është aktivizimi i Qendres Shumëkombëshe e BCU-së, me pjesëmarrjen e 17 shteteve dhe e bashkëdrejtuar nga stafi i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak Shqiptar. Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe 21, e cila që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë. Kjo ka për qëllim rritjen e aftësisë ndërvepruese mes strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme aleate dhe forcimin e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon e më gjerë.

Më konkretisht ku do të përqendrohet zhvillimi i stërvitjes?

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe nga vendet e tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë. Zhvillimi i stërvitjes është jo vetëm një sfidë por edhe një përgjegjësi e madhe për ne ushtarakët shqiptarë. Stërvitja që do të zhvillohet do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Për vendin tonë, Porti Detar Durrës do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e “Defender Europe 21”. Anijet ushtarake do të transportojnë logjistikën e pajisjet luftarake të domosdoshme për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, ku pjesa më e madhe do të vendosen në Shqipëri dhe një pjesë e tyre do të zhvendoset në vendet fqinje. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.

Gjatë vizitës së tij në vendin tonë gjeneralmajor Joseph Jarrard, përfaqësues i lartë i Ushtrisë së SHBA në Evropë, tha se Shqipëria është partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë dhe se kjo stërvitje do të shërbejë për ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtaraket shqiptarë. Cili është roli juaj në këtë stërvitje?

Po. Gjatë vizitës së realizuar nga ushtaraku i lartë amerikan, gjeneralmajor Joseph Jarrard, Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë, ai e cilësoi Shqipërinë partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë. Ai theksoi,  se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtaraket shqiptarë në tokën shqiptare”.

Nisur nga procesi i planifikimit, Bashkëpunimi Civilo Ushtarak (BCU) i Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe përfaqësues të BCU së Komandës Amerikane në Europë, zhvilluan vizita e takime koordinative, sipas rajoneve të dislokimit apo rajonet stërvitore të vendit, ku është parashikuar të zhvillohet stërvitja “Defender Europe 2021”. BCU-ja është angazhuar me strukturat e BCU-së së komandave, për të realizuar një sërë aktivitetesh duke bashkërenduar ngushtë me Zyrën e Bashkëpunimit Amerikan në Shqipëri (ODC) dhe autoritetet civile. Pra, kemi realizuar një plan koordinimi me strukturat e qeverisjes vendore e lokale, organizatat qeveritare e joqeveritare, ku ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (BCU) i FA-së, drejtuar nga Drejtoria e BCU–së në SHPFA, së bashku me Ekipin Amerikan (Public Affairs Team) zhvilluan takime koordinative me përfaqësues të pushtetit vendor në interes të stërvitjes “Defender Europe 21”. Qëllimi i këtyre takimeve ishte koordinimi i të gjithë veprimtarive civilo-ushtarake gjatë periudhës së stërvitjes, në interes të mbështetjes së saj me elementë të BCU (CIMIC), Çështjet Publike (Public Affairs) dhe aktiviteteve kulturore.

 Si ishte bashkëpunimi me strukturat vendore në rajonet ku do të ketë prezencë të trupave ushtarake, si do të veprohet?

Gjatë takimeve koordinative në bashkitë Tiranë, Durrës, Kuçovë, Vlorë, u vlerësua angazhimi dhe pjesëmarrja e bashkive, duke u dakortësuar në parim mbi aktivitetet e përbashkëta të forcës ushtarake (Shqiptaro-Amerikane) dhe Autoritetet Civile. Realizimi i koordinimit u vlerësua si nga pala amerikane, ashtu edhe nga autoritetet e qeverisjes vendore e lokale, si domosdoshmëri koordinimi midis strukturave ushtarake me autoritetet civile në terren, kryesisht në rajonet ku do të ketë prezencë të trupave ushtarake. Ekipi i koordinimit i kryesuar nga Drejtoria e BCU në SHPFA, me përfaqësues nga BCU-ve të komandave kryesore sipas zonave të përgjegjësisë, si dhe përfaqësues të Detashmentit CIMIC, gjatë takimeve të tyre kishin në fokus impaktin e strukturave ushtarake në rajone të ndryshme, realizimin e ditëve të hapura, si dhe realizimin e koordinimit sa më efektiv me autoritetet civile dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e aktiviteteve kulturore në nivel bashkie. Këto aktivitete do të realizohen duke bashkëpunuar e koordinuar  ndërmjet ekipit koordinues të BCU-së shqiptaro – amerikan. Meqenëse Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake, ajo do të jetë një vendi pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

Në punën time një rol të rëndësishëm kanë luajtuar e po luajne N/kolonel Alda Sula, Major Orges Baholli, Major ® Arben Mollaj dhe N/kolonel Ylli Bajo nga Detashmenti CIMIC e N/kolonele Hatixhe Kola. Ku spikat me teper elementi femer i angazhuar ne personelin e BCU. Gjithashtu kemi realizuar nje bashkepunim shume te frytshem me me Sektorin e Komunikimit Strategjik ne MM, Keshilltarin e Medias ne MM, si dhe QKMBM.

 Ndërkohë ju po trajnoheni për mbarëvajtjen e kësaj stërvitje. Sa do të jetë koha e trajnimit dhe ku konsiston trajnimi kryesisht?

Aktualisht, jemi në fazën e trajnimit 2-javor të ekipit BCU-së, pjesëmarrës në stërvitje, përsonel i dedikuar në interes së kësaj stërvitje. Trajnimi i këtij personeli, drejtuar nga një ekip amerikan i marëdhënieve civile (Civil Affair), ka për qëllim familjarizimin me procedurat, teknikat dhe praktikat gjatë procesit stërvitor, duke përfshirë këtu, parapërgatitjen e ekipit BCU së vendit tonë si pjesë e Qendrës së Koordinimit Shumëkombësh BCU (MNCC-Multinational CIMIC Center), si dhe elementet e BCU në të gjitha rajonet e dislokimit. Ky trajnim mbështetet e monitorohet nga BCU e SHPFA, dhe realizohet me të gjithë personelin e strukturave të CIMIC.  Ky trajnim është ndarë në dy pjesë: javën e parë do të trajtohen materiale teorike mbi CIMIC, kryesisht: Familjarizimi mbi çeshtje e BCU sipas NATO-s; Kapacitetet e BCU nga ushtria amerikane; Krahasimi i BCU me CA (Marredheniet civile); Planizimi ne fushën e BCU; Koordinatori apo nderlidhesi ne fushen e BCU; Puna e BCU në nivel taktik; BCU-ja ne takimet me autoritete civle ne tre nivelet: strategjike, operacionale e taktike; Perfshirja e BCU në aspektet e tjera, etj.

Këto ditë u trajtuan edhe çështjet rreth medias dhe informacionit publik në FA. Krahas pjesës teorike për dhënien e njohurive bazë në këtë fushë, u kalua në veprime konkrete praktike (punë në grup). Në këtë seancë pjesëmarrësit u njohën dhe vepruan konkretisht me mënyrën e dhënies se intervistës (deri tek mënyrat dhe rrugët e dhënies së tij). Vëmendje e veçantë ju kushtua ezaurimit të problematikave të hasura gjatë punës së deritanishme në këtë drejtim.

 Kush është fokusi?

Gjatë trajnimit fokusimi do të jetë në marrjen e njohurive kryesore të punës në BCU, ku pjesëmarrësit do te njohën gjerësisht me Doktrinën e BCU, manualet dhe udhëzimet, konceptet dhe dokumentet e nevojshme që i nevojiten një oficeri të BCU-së për tu familjarizuar dhe vepruar aktivisht në role të ndryshme të funksioneve të BCU-së.

Me rëndësi të veçantë po trajtohet roli dhe vendi që BCU luan në mjedisin e operacioneve shumëkombëshe të udhëhequra nga NATO, BE, OKB, etj. Përveç prezantimeve të përgatitura ekipi amerikan dhe ne nga J9 trajtuam mbi “Misionit, detyrat, komandim kontrollin dhe pjesëmarrje ne operacione te ndryshme humanitare”.

Javën e dytë do të realizohen praktikisht takimet koordinative me autoritete civile. Meqenëse fokusi e vëmendja kryesore do të jetë Porti i Durrës, nisur nga planifikimi i përbashkët i BCU në SHPFA dhe ODC do të vijohet me takime koordinative konkrete me këto autoritete. Kjp do të startoj me takimet me drejtues nga prefektura e qarkut Durrës, bashkia Durrës, Autoritete Portuale, Policia e Rendit dhe ajo e Kufirit, Shëndetësia, Dogana e Agjensitë Doganore Durrës, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Emergjencat Civile në prefekture e bashki, etj.

Vendi ynë gjatë dy viteve të fundit është përballur me fatkeqësië natyrore  siç ishte tërmeti  në 2019, apo dhe situata globale e pandemisë 2020, e në vazhdim.  Por si do të veprohet në zonat e stërvitjes dhe duke pasur parasysh edhe protokollet e OBSH-së në këtë  rast, diçka më tepër? 

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të demonstrojnë kapacitetet e vendit pritës, koordinuese dhe mbështetëse, të një stërvitje në shkallë të gjerë dhe komplekse, si dhe trajnimi për të gjithë komponentët dhe shërbimet, në stërvitje të përbashkëta dhe rajone të ndryshme. Ndërveprueshmëria me forcat aleate, duke shfrytëzuar kapacitetet, përgatitja dhe procedurat, për të operuar së bashku me forcat e vendeve të tjera të NATO s apo edhe midis forcave të ndryshme janë objektivat tona.

Në vijimësi jemi angazhuar për mundësimin e përfshirjes së elementëve BCU gjatë stërvitjes. Koordinimi me autoritetet dhe aktorët civilë (kryetarët e bashkive, komunave, OJQ, ON) që veprojnë në zonat e stërvitjes, përfshirja e të gjithë elementëve dhe projekteve të BCU-së dhe politikat e Informimit Publik, kanë qenë fokusi kryesor i punës, në kuadër të mirëkordinimit e planëzimit të detyrimeve të ndërsjellta, sipas fushave: Parapërgatitja e mjedisit civil; Koordinim dhe takime me autoritetet civile; Realizimi aktiviteteve; Ngritja e Qendrës BCU – Multinational CIMIC Center; Ngritja e Zyrës së Informimit Publik;  Aktivizimi i BCU-së shqiptare në varësi të detyrave të CIMIC/Public Affairs

Të gjitha takimet përcaktojnë mirë rolin e BCU-së dhe mbështetjen për realizimin e disa aktiviteteve kryesore, si: Realizimin e fushatave marketing në funksion të impaktit dhe prezencës ushtarake për zhvillimin e stërvitjes; Realizimin e projekteve të BCU-së;  Realizimi i shoqërimit për konvojet (Liasion Officer) me  oficerë të BCU-së ; Realizimin e vizitave mjekësore me stafe të përbashkëta ushtarake e civile dhe OJQ; Realizimin e mësimeve treguese në disa shkolla/komunitet civil, në zonat e stërvitjes – optional.  Në fokus do të jenë mënyrat e reagimit të civilëve në rast tërmeti, si dhe marrja e masave parandaluese për situatën e pandemisë në bashkëpunim me OJQ.

Një nga pikat kryesore që është zbatuar e do të vijojë gjatë stërvitjes respektimi i protokolleve më të mira shëndetësore, bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”. Aktivitetet në përgatitjen dhe zbatimin e ushtrimit do të jenë në përputhje me konceptin e mbështetjes së vendit pritës (Host Nation Support). /Intervistoi: Mimoza Golikja, gazeta "Ushtria"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e proc

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.