Gjatë një vizitë blic në portin e Durrësit, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa pranoi se në qytetin bregdetar operojnë disa grupe kriminale.

“Në Durrës ka grupe kriminale dhe së shpejti do të shihni rezultatet. Ministria e Brendshme, SHISH dhe Prokuroria kanë intensifikuar punën për arrestimin e personave të përfshirë në grupe kriminale”, deklaroi ministri Xhafa nga terminali i trageteve në port.

Ministri deklaroi gjithashtu për intensifikimin e punës për ndalimin e trafikut të drogës përmes portit më të madh në vend dhe njëkohësisht mbylljen edhe të të gjitha rrugëve të tjera të trafikut të narkotikëve që trafikantët synojnë, si p.sh. nisja e skafeve me drogë drejt vendit fqinjë, Itali. 

Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

K.H.