Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos.

Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka, i cili ka shtuar sonte në studion e emisionit Opinion, se Cako e ka kryer punën e drejtorit të përgjithshëm, ka mbajtur protokoll në lidhje me mbledhjet e organizuara me krerët e policisë së qarqeve të vendit dhe ka dërguar informacion në lidhje me to.

Koka tha se pavarësisht kësaj, katër drejtues policie nuk ishin në kontrollin e Çakos, pasi ata nuk i jepnin llogari ati.

Ai tha se Prokuroria duhet të thërrasë dhe të marrë në pyetje Haki Çakon.