Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të papritur këtë mbrëmje, kur ka komentuar situatën politike në vend, pas djegies së mandateve nga deputetët e forcat opozitare.

I ftuar në Open, Haxhiu tha se LSI “do zbëhet” dhe se PD “do të zhduket”, e këto dy forca mund të zëvendësohen nga partia e Vetëvendosjes.

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të ndërtohet pas një muaj ose dy muaj. Mund të jetë Vetëvendosja. Dorëheqja i lë hapësirë Vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri. Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt. Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket, sepse shqiptarët do kërkojnë dicka të re”,- është shprehur Baton Haxhiu.