Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas kallëzimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për dekonspirim operacionesh nga Prokurorë të Krimeve të Rënda, gjatë operacionit për arrestimin e tre ish-drejtuesve të policisë së Vlorës të përfshirë në kultivim dhe trafikim kanabisi, në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj.

Kallëzimi i Xhafës bëhet edhe ndaj gjyqtarëve e oficerë të SHÇBA. Report Tv siguron ekskluzivisht kallëzimin penal të depozituar nga Xhafaj me poste disa javë më parë. Sipas kallëzimit të ministrit Xhafaj, këto dekonspirime kanë ndikuar dhe në mosarrestimin e ish-drejtuesve të policisë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Në kallëzimin e siguruar nga Report Tv, ministri Xhafaj kërkon hetimin e të gjithë atyre që kanë pasur dijeni për urdhër-arrestin ndaj Jaeld Çelës, Gjergji Kohilës dhe Sokol Bodes, të tre ish-drejtues të policisë së Vlorës, të cilët ndodhen në arrati.

Xhafaj kërkon hetim edhe për zyrtarë të prokurorisë që kanë publikuar të dhëna hetimi. 

tre oficeret

(Foto: Tre ish-oficerët e policisë në arrati)

Sipas kallëzimit të Xhafës, Prokuroria Elbasan ka nxjerrë në media akte sekrete të komunikimit mes drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të Rrethit Gjyqësor Elbasan.

/Shqiptarja.com/