Dekorohet pas vdekjes shkatërruesi i bandave të '97-ës

13/01/2018 - 13:27

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Lezhës ditën e sotme me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e "Artë të Shqiponjës" ish-drejtuesin e ndjerë të Policisë, Sokol Baraj.

Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së të ndjerit. Para të pranishmëve, djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim të ndjerë për të atin dhe kontributin e tij në Policinë e Shtetit.

"Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh. Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase. Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot. Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej. Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë", tha djali i ish-drejtuesit të policisë.

Sokol Baraj u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, një vit më parë si pasojë e një ataku në zemër. Ai la gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës, pasi njihet si shkatërruesi i bandave të rrezikshme të atij viti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

16 anije të mëdha turistike parashikohet të mbërrijnë në sezonet turistike 2019-2020 në portin e Durrësit.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkinë Durrës, nën drejtimin e zotit Ardian Halili, i emëruar kohët e fundit në 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore me dy anëtarë mangut.

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, ka reaguar sërish për pakon e dyshimtë, me lëndë artizanale që u gjet mëngj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një thirrje për banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Moti i keq që me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke l

Policia Kufitare në Durrës shton masat për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit, si edhe në drejtim të forcimit t

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi, në një lidhje telefonike për “DurrësLajm” ka shpjeguar ngjarjen e ditës