Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, i denoncuar nga opozita se ka fshehur një dënim në Itali, ka dorëzuar shenjat e gishtave në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.

Pas marrjes së të dhënave, Instituti i Policisë Shkencore do t’i dërgojë pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Partia Demokratike pretendon se socialisti Mark Babani është arrestuar më 4 prill 1994 në Itali, në zonën e Siçilisë, nën akuzën “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.