Del para Vetingut prokurori i “zhytur” në borxhe, Arben Nela

18/07/2018 - 09:41

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij në vitet 2003-2017.

Arben Nela është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai do të përballet të mërkurën në orën 11:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimi si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trupa gjykuese e KPK-së që do të marrë në shqyrtim dosjen e prokurorit Nela përbëhet nga Etleda Ciftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Nela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Nela nuk kishte pasuri në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria bruto familjare e Z. Nela kap një vlerë prej 15.98 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 1.14 milionë lekë.

Pasuria e Z. Nela përbëhet nga 12.49 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 100 mijë lekë pasuri të luajtshme, 1.35 milionë lekë likuiditete cash dhe 2 milionë lekë likuditete në bankë. Të ardhurat familjare të krijuara gjatë periudhës 2004-2017, përbëhen nga 14.6 milionë lekë ose 48.8 % të ardhura të subjektit nga paga dhe shpërblime, 8.5 milionë lekë ose 28.6 % të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe 6.5 milionë lekë ose 21.9% të ardhura nga lincenca e projektimit në emër të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët 1 deklaratë u konstatua me probleme. Përkatësisht në vitin 2013 ka pasur një mosmbulim pasurie në shumën 748,441 lekë. Më tej nga analiza e deklaratave BIRN konstatoi problemet e mëposhtëme.

Detyrime në formë huaje, marrë në vitin 2004, 2006, 2010 dhe 2012 në shumën gjithsej 75,000 euro dhe 500,000 lekë.

Shuma prej 10,000 euro e deklaruar në vitin 2004 si “lekë në përdorim të dajës emigrant në Greqi”, rezulton e pa shlyer deri 31.12.2017, si dhe nuk sqarohet arsyeja e përdorimit të këtyre likuiditeteve.

Huaja prej 40,000 euro e deklaruar në vitin 2012 për qëllime trajtimi mjekësor, përdoret në vitin 2013 për blerje apartamenti.

Në deklaratën vjetore 2010, subjekti deklaron bashkëpronësi me babain mbi truall 1090 m2 dhe banesë 93m2 në proces legalizimi, e cila është ndërtuar në vitin 2001 nga prindërit dhe e padeklaruar më parë nga subjekti. Është gjithashtu e paqartë vlera e kësaj pasurie, investimi i kryer në të dhe pjesa takuese e subjektit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Granatat e gazit helmues dhe më pas të gazit lotsjellës, të hedhura sot gjatë protestës mbi qytetarët e pranishëm, nga Garda e Republikës

Që shumë nga rrugët e lagjeve kryesore dhe periferike të Durrësit kanë problematika përsa i përket infrastrukturës rrugore këtë e dinë të

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Kozeta Mesiti dhe drejtori i tregjeve Sokol Hysa të propozuar nga PDIU janë shkarkuar nga detyra.

Disa lagje periferike të qytetit të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Banorët e Unazës së re kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri më 15 shku

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume tregon se çfarë mund të ndodhë nëse opozita djeg mandatet.

Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten në ultësirën per