Delegacioni i Bashkimit Europian ka një thirrje për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Përmes një postimi në ‘Twitter’ delegacioni i bën thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas delegacionit të BE-së ky institucion luan rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë, për të çuar vendin drejt BE.

“Thirrje prokurorëve nga Shqipëria në nivel apeli: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE!”,- thuhet në mesazhin e BE.