Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin sot në Tiranë, për të dhënë opinionin për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa të Presidentit Ilir Meta për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje.

Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore. Mësohet se të hënën delegacioni do të pritet në takim nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi të hënën e 10 shkurtit në orën 9:15 në ambienet e Parlamentit.

Të martën më 11 shkurt delegacioni do të pritet nga Presidenti Ilir Meta në ambientet e presidencës në orën 10:00. Më pas ata do të kenë një takim me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca në orën 15:15.