Mbi 200 dele kanë pushtuar ambientet e jashtme të stadiumit "Niko Dovana" në Durrës.

Shqetësimi është përcjellë tek DurrësLajm nga komuniteti i banorëve që jetojnë në këtë zonë me dendësi të madhe popullsie.

Ata thonë se është e pamundur të bësh shëtitje në anekset përreth stadiumit, sepse ndotja që kanë shkaktuar kopeja e deleve është e gjithanshme aq sa as mund të kalosh aty pranë apo të bësh vrapin e mëngjesit.

Delet shëtisin rreth e qark stadiumit dhe kullosin po aq të pashqetësuara.

Banorët nuk arrijnë të kuptojnë sesi asnjë zyrtar nuk e shikon kopenë e deleve që prej ditësh verojnë në mes të Durrësit. 

K.H.