Një delfin i ngordhur është gjetur sot nga pushuesit në plazhin e Hamallajt në Durrës. Delfini është parë fillimisht të pluskonte mbi ujë dhe më pas është nxjerrë nga dallgët në breg.

Siç vërehet edhe nga pamjet, delfini kishte kohë që kishte ngordhur për shkak se ishte dekompozuar në të gjithë pjesën e trupit.

Delfini në trup nuk ka shenja apo plagë që mund t'i ketë shkaktuar ngordhjen, ndaj mendohet se ka ngordhur për shkaqe natyrale.

Në muajin qershor, një tjetër delfin doli në breg te Gjiri i Lalëzit. Ky delfin ishte shtatëzënë, por të voglin e lindi të ngordhur

Këtë sezon, specie të tilla si delfinë dhe breshka deti kanë dalë shpesh në breg të detit në gjendje të ngordhur, apo siç ka pasur disa raste që edhe kanë dhuruar spektakël në jug të vendit.