Kryebashkiakja Valbona Sako deklaroi se në këto kushte të vështira fondi prej 10 milionë lekë o miratuar në mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak vjen si një ndihmë e parë për të dëmtuarit që po verifikohen në terren prej 16 grupeve të ngritura. Grupet kanë në përbërje të tyre kreun e njësisë administrative, një punonjës të kësaj njësie, një inxhinier ndërtimi dhe një të Emergjencave Civile.

Sako theksoi se qytetarët nuk duhet të abuzojnë me deklarimet e tyre për të përfituar nga situata.

“Në këto ditë të vështira po përballemi me një fluks abuzimesh. Po abuzohet shumë. Grupet janë ndërtuar të tilla që të evidentojnë me saktësi shkallën e dëmit në banesa”,– tha Sako.

Sipas kryebashkiakes, dëmshpërblimi për secilin prej banorëve të prekur nga dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti do të kalojë në numra llogarie të tyre, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent.