Dëmet e tërmetit/ Jo 21 mln dollarë, por 25 mln dollarë për qytetarët e Durrësit, Sako: Do të riparohen rreth 790 godina (VIDEO)

11/07/2020 - 12:38

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 në Durrës. Por sot, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaruan se kjo shumë do të shkojë deri në 2.5 miliardë lekë ose 25 milionë dollarë.

Sipas kryebashkiakes Sako, deri tani janë firmosur 3270 kontrata me qytetarët që do të përfitojnë grantin, ndërkohë që të premten kanë kaluar në llogaritë e qytetarëve rreth 60 milionë lekë, ndërkohë që procesi është në vazhdimësi.

Duke u ndalur tek granti për riparimin e ambienteve të përbashkëta që është rreth 1.1 miliardë lekë, Sako tha se kjo shumë do të përdoret për rikonstruksionin e rreth 790 godinave.

“Kemi nxjerrë një listë të subjekteve ndërtuese, që operojnë në qytetin e Durrësit për t’i ardhur në ndihmë banorëve që jetojnë në këto banesa”,- tha ndër të tjera Sako gjatë rezumesë që bërë para kryeministrit Rama për procesin e rindërtimit në Durrës.

Ndërsa ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vlerësoi ecurinë e mirë të deritanishme për procesin e riparimit të ambienteve të përbashkëta.

“Ajo që po ecën më shpejt në bashkinë e Durrësit sesa në bashkitë e tjera është rikonstruksioni i ambienteve të përbashkëta. Bashkia dhe kryetarja do të jenë shumë shpejt në gjendje të ndërhyjnë në godinat që kanë dëme dhe janë klasifikuar për t’u rikonstruktuar”,- tha ministri Ahmetaj.

“Në mes të shtatorit, në shumë bashki, duke përfshirë edhe bashkinë e Durrësit do të fillojë ndërtimi i njësive kolektive, pallateve”,- tha më tej ministri Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ne fshatin Lukovë të Sarandës ku është gjetur një person i pajetë.

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Partitë Popullore Evropiane, kanë qenë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më p

Tregtarët ambulantë kanë protestuar sërish këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre në zonën

Pas protestës së maturantëve Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi.

Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Gjatë raportit në Kuvend, kryeprokurori Olsian Çela është pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi lidhur me dosjet e pezulluara, duke përme

Nga Greqia janë nisur 20 mijë vaksina AstraZeneca kundër COVID-19, dhuratë nga shteti grek e paraljmëruar më herët.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në parlament për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, duke sjellë shifra nga ka