Demokratët e Durrësit kanë protestuar sot kundër qeverisë Rama, pasi e konsiderojnë atë shkaktare të varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të bizneseve dhe largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Protesta drejtohej nga kryetari i degës, Ferdinand Xhaferraj dhe deputeti i qarkut të Durrësit. Oerd Bylykbashi.

"Kjo është qeveria më e keqe në këto 30 vite demokraci, prandaj të protestojmë më 16 shkurt për ta rrëzuar Edi Ramën",- tha ndër të tjera Xhaferraj, i cili theksoi se në këto ditë është takuar me shumë demokratë, por edhe njerëz të thjeshtë dhe të gjithë ankohen për gjendjen mjaft të vështirë ekonomike që po kalon vendi.

Me këtë protestë, demokratët e Durrësit ju bashkuan protestave të tjera të mbajtura në qytete të ndryshme të vendit, të cilat pritet të kulmojnë me protestën e paralajmëruar në datë 16 shkurt, në Tiranë.