Dëmshpërblim për aksidentet, ja si procedohet

15/09/2019 - 10:29

Tanimë, kompanitë e sigurimit edhe në Shqipëri do të detyrohen të dëmshpërblejnë të aksidentuarit në rrugë, ajër dhe det, që janë të siguruar.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar rregullorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Rregullorja në fjalë, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, rendit me detaje të gjitha kategoritë e dëmeve dhe masën e përfitimit. Ing. transportit, Fisnik Zicishti thotë se nëse ke pësuar një aksident rrugor ose ajror dhe je i siguruar, mënyra për të përfituar dëmshpërblimin është të paraqesësh kërkesën për dëmshpërblim.

Sipas ekspertit Zicishti, kërkesën për dëmshpërblim duhet ta paraqesësh me shkrim, ndërsa njoftimin e sigurimit për ngjarjen mund ta bësh me shkrim ose në mënyrë elektronike.

Kërkesa për dëmshpërblim është në formën e formularit standard që e disponon shoqëria e sigurimit. Shoqëria e sigurimit, pasi të kesh plotësuar formularin, ka për detyrë ta publikojë atë edhe në faqen zyrtare të internetit.

Për të përfituar dëmshpërblimin, pas ngjarjes së ndodhur duhet të drejtohesh tek siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti, ose tek siguruesi i drejtpërdrejtë, në rast se në aksident janë përfshirë të dyja palët dhe njëkohësisht  janë të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

Gjithashtu edhe në rastet kur midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje. Rregullorja e AMF-së citon edhe një mënyrë tjetër; mund të drejtohesh edhe tek shoqëritë e sigurimit të autorizuara si trajtues dëmesh, në rast se mjeti i transportit, shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar.

Kërkesën për dëmshpërblim mund ta paraqesësh brenda një periudhe 2-vjeçare nga data e ngjarjes së aksidentit. Këtu përjashtohen aksidentet në rrugë ajrore, ku pronarët e avionëve u shkaktojnë dëme palëve të treta.

Sipas rregullores tashmë në fuqi, pasi bëhet kërkesa për dëmshpërblim, ajo protokollohet dhe regjistrohet menjëherë në regjistrin elektronik të dëmeve. Rregullorja citon se, pala e dëmtuar nuk është e detyruar të përsërisë kërkesën për dëmshpërblim në rast se identifikohet shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të aksidentit.

Në këtë rast shoqëria e sigurimit që disponon kërkesën për dëmshpërblim e dërgon atë te shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të dëmit, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e identifikimit të shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.

Kjo e fundit njofton palën e dëmtuar për marrjen e kërkesës për dëmshpërblim. Pas kësaj, shoqëria e sigurimit hap dosjen e dëmit dhe e shqyrton. Në rast se kërkesa refuzohet, shoqëria e sigurimit është e detyruar të të njoftojë me shkrim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa qershori sapo ka nisur, muaji maj përfundoi pa dritë jeshile për kalimin e këstit të pestë të bonusit të qirasë, që e përfitojnë q

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga

“Telefonatat e shumta ndaj 127 kishin të njëjtën përgjigje, rrini i qetë në shtëpi se nuk keni asgjë, ndërkohë që digjesha nga temper

Një ditë më parë, zbulimi i një rasti të dyshuar me Covid-19 bëri që në institucionin e Kadastrës të paraqiteshin që herët në mëngjes pun

Në 400 km vijë bregdetare që ka Shqipëria, 12 % prej të cilave janë të menaxhuara, këtë sezon jo të zakontë turistik, ministri i Turizmit

Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4

Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për pun

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.