Një dëmtim elektrik ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë teksa OSHEE njofton se shkak është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga një subjekt privat.

Zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës janë momentalisht pa energji elektrike.

Por OSHEE njofton se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.